Rosberg vendos diktatin në Spanjë

14/05/2016 00:00

Rosberg vazhdon të mos bëjë lëshimë as në provat e lira për Çmimin e Madh të Spanjës, gara e 5-të në kalendarin sezonal të Formula 1 . Edhe në sesionin e fundit të tyre, të zhvilluar në mesditë, piloti i Mercedes vendosi kohën më të mirë të fundjavës, duke e ndalur kronometrin në kohën 1.23.078.

Kryesuesi i kampionatit botëror u shfaq shumë agresiv në të gjitha xhirot e tij dhe nuk i la asnjë mundësi shokut të skuadrës Lewis Hamilton që të bënte më mirë në testet e fundit. Ajo që u vu në këtë sesion të tretë ishte diferenca shumë e ngushtë që ka vendosur Ferrari në kohë me Mercedes. Sebastian Vettel vendosi një kohë konkurruese me 2 të dhjetat më ngadaltë.

Ai që nuk bëri mirë në këtë sesion ishte Raikkonen, që u rendit në vendin e gjashtë me një rend kohor 1.24110. Para tij kohët më të mira ishin ato të Verstappen dhe Ricciardo. Holandezi në këtë sesion u tregua më u shpejtë se Ricciardo.

Provat zyrtare do të zhvilllohen në orën 14:00 dhe do të transmetohen direkt në Top Channel.

Top Channel