Chelsea i ofron rinovimin kapitenit Terry

13/05/2016 00:00

Chelsea i ka ofruar rinovimin kapitenit të skuadrës, John Terry. Sipas zëdhënësit të klubit, Terry, kontrata e të cilit skadon këtë verë, ka në dorë një kontratë të re 1-vjeçare.

“Marina Granovskaia dhe Bruce Buck janë takuar gjatë kësaj jave me John dhe agjentin e tij dhe i kanë ofruar një kontratë të re 1-vjeçare. Kjo ofertë vjen në fund të sezonit, prandaj John duhet të marrë një vendim të rëndësishëm. Ai dhe familja e tij janë duke e shqyrtuar”, u shpreh zëdhënësi.

Terry, 35-vjeç, ka bërë 703 ndeshje me fanellën e Chelseat pasi debutimit në tetor të vitit 1998 dhe gjatë muajve të fundit e kishte bërë të qartë se dëshiron të qëndrojë në “Stamford Bridge” edhe për disa vite të tjera.

Tifozët e Chelseat kishin nisur një fushatë javëve të fundit, duke i kërkuar klubit që t’i ofrojnë kontratë të re idhullit të tyre dhe duket se më në fund skuadra ka reaguar.

Top Channel