Higuain e Costa, fate të lidhura nga Conte

11/05/2016 00:00

Antonio Conte duket se do të marrë në dorë fatet e sulmuesve Diego Costa dhe Gonzalo Higuain.

Sipas asaj që publikohet te e përditshmja spanjolle “AS”, tekniku italian që do të marrë drejtimin e “bluve” të Londrës pas përfundimit të Euro 2016 ka vendosur të largojë nga skuadra Diego Costën për t’i hapur vend Gonzalo Higuain.

Gjithnjë sipas “AS”, Conte në këtë pikë do të ndihmohet edhe nga vetë Atletico Madrid që kërkon të rikthejë në skuadër Diego Costën për të cilin është gati të ofrojë 30 milionë euro.

Megjithatë, këto tratativa nuk janë aspak të lehta dhe kjo për dy arsye. Së pari, Chelsea pavarësisht gjendjes së mirë financiare nuk do të jetë në kompeticionet europiane sezonin e ardhshëm pasi klubi londinez ndodhet në mesin e klasifikimit ne Premier League. Në këtë situatë është e vështirë të shohësh Higuain me fanelën e klubit londinez.

Problemi i dytë ka të bëjë me klauzolën e zgjidhjës së kontratës së sulmuesit argjentinas me Napolin që kap vlerën e 94 milionë eurove.

De Laurentis nuk ka ndërmend të bëjë aspak lëshime dhe Chelsea shifrës prej 30 milionë eurove që mund të marrë nga Atletico i duhte të shtojë edhe 64 milionë të tjera për të paguar klauzolën e Higuain.

Top Channel