Finalja e Championsit i besohet anglezit Mark Clattenburg

10/05/2016 00:00

Mark Clattenburg do të ndajë drejtësinë në finalen e Champions League ndërmjet Real Madrid dhe Atletico Madrid pas dy javësh.

Komiteti i Gjyqtarëve të UEFA-s zgjodhi anglezin vetëm një javë pas akuzave se dështoi në ndarjen e drejtësisë në sfidën Chelsea-Tottenham që u pagëzua nga mediat britanike si “Beteja e Stamford Bridge”.

41-vjeçari shpërndau 12 kartonë të verdhë dhe nuk u tregua i vëmendshëm të paktën në një rast, kur Mousa Dembele, i cili më vonë u pezullua me 6 ndeshje, arriti të shmangte kartonin e kuq.

Asistentë të Clattenburg do të jenë Simon Beck dhe Jake Collin, të dy anglezë. Gjyqtar pas golave do të jenë po ashtu anglezët Anthony Taylor dhe Andre Marriner, ndërsa i katërt është zgjedhur hungarezi Viktor Kassai.

Mark Clattenburg do të jetë edhe bilbili i ndeshjes finale të FA Cup dnërmjet Manchester United dhe Crystal Palace, vetëm një javë përpara finales së Champions League.

Top Channel