PSG kërkon Ronaldon dhe Simeonen

10/05/2016 00:00

PSG ka filluar të mendojë për ndryshime të rëndësishme në skuadër në sezonin e ardhshëm me synimin që të shkojnë sa më larg në Ligën e Kampioneve. Presigjiozia franceze ‘France Football’ ka publikuar planin e kampionëve të ‘Ligue 1’, ku në shënjestër janë vënë Leonardo, Simeone, Oblak e padyshim Cristiano Ronaldo. Leonardo ka qenë pjesë e PSG, por u ndëshkua me një pezullim 1-vjeçar, pasi goditi një arbitër.

Klubi transalpin është gati ta rikthejë atë në rolin e Drejtorit Sportiv, një detyrë të cilën ai ka treguar se di ta bëjë shumë mirë. Simeone është i përzgjedhuri për pankinën. Sigurisht për parizienët nuk do të jete e lehtë që t’ja rrëmbejnë atë Atletico Madrid, por argjentinasi është një ndër të preferuarit dhe cilësohet një bast i sigurt për një ecuri pozitive në Champions.

Përsa i përket Cristiano Ronaldos, portugezi prej kohësh është objektivi kryesor i merkatos së PSG dhe kjo nuk është diçka e re. Ronaldo në këtë sezon ka shënuar 47 gola dhe ende ka ndeshje për të zhvilluar. Kartoni i tij ka një vlerë shumë të lartë dhe PSG është ndër të paktat klube që mund t’ia lejojë vetes për të bërë shpenzime marramendëse për blerjen e një futbollisti si Ronaldo.

Vëmendja e parizienëve vazhdon të qëndrojë në Madrid, pikërisht te portieri i Atletico, Oblak. Këtë sezon, Oblak është ai ka pësuar më pak gola në La Liga, gjë që e shtyn PSG ta konsiderojë atë si të ardhmen e skuadrës duke qenë se ofron më shumë siguri.

Top Channel