Bajerni edhe zyrtarisht kampion, fiton titullin e katërt radhazi

07/05/2016 00:00

Bajerni i Mynihut u shpall kampion edhe matematikisht një javë nga fundi i Bundesligës gjermane.

Skuadra e drejtuar nga Guardiola fitoi në transfertë me Ingolstad me rezultatin 2-1. Golat u shënuan që të dy në pjesën e parë të takimit nga Lewandoswski, njëherë nga pika e bardhë e 11-metërshit dhe më vonë nga një asist i Alonsos.

Ky është titulli i 26-të për Bajernin dhe i katërti radhazi, si asnjë skuadër tjetër në Bundesligë. Por sërish ky është një titull që ndoshta do të zbusë, por jo të shuajë polemikat dhe kritikat ndaj Guardiolës pas eleminimit nga Liga e Kampionëve në mesjavë.

Ndërkohë, në ndeshjet e tjera, Dortmundi lëshoi terren ndaj Eintrahtit dhe ky i fundit siguroi një fitore 1-0, që e nxjerr nga tre vendet që bien nga kategoria, tre vende ku aktualisht janë emra si Verder Bremen, Shtutgart dhe Hanover.

Top Channel