Euro 2016, Anglia pa Oxlade Chamberlain

06/05/2016 00:00

Anglia nuk do të ketë në radhët e saj sulmuesin Oxlade Chamberlain në Kampionatin Europian të futbollit që do të mbahet në Francë.

Futbollisti i Arsenalit ka pësuar një dëmtim në gju dhe do të qëndrojë jashtë fushave të lojës 6-8 javë, lajm ky që u konfirmua nga trajneri i “topçinjve” të Londrës, Arsene Wenger.

“E humbëm Oxlade Chamberlain dhe besoj se ai nuk do të luajë për 6-8 javë. Është një lajm i trishtueshëm pasi fizikisht ai po ndihej shumë mirë. Nuk ka asnjë shans që ai të jetë pjesë e Anglisë në Euro 2016. Do të kthehet në formën e tij në fillim të muajit korrik”, tha Wenger.

Anglia është një Grupin B të fazës finale të Europianit së bashku me Rusinë, Sllovakinë dhe Uellsin. “Tre luanët” do të luajnë ndeshjen e tyre të parë në këtë aktivitet kundër Rusisë më 11 qershor.

Top Channel