Çështja Courtois, Chelsea ia ofron Barcelonës

03/05/2016 00:00

Thibaut Courtois i ofrohet Barcelonës. Lajmi publikohet te e përditshmja spanjolle “El Mundo Deportivo”, sipas së cilës portieri kërkon që sezonin e ardhshëm të luajë në Ligën e Kampioneve, gjë të cilën nuk mund ta bëjë me Chelsea-n.

Mësohet se Courtois i bëri të ditur drejtorit sportiv të Chelsea-t, Michael Emenalo, dëshirën e tij për t’u larguar nga “Stamford Bridge”, me Emenalo që vendosi një çmim prej 63 milionë euro për kartonin e futbollistit.

Kontrata e Courtois skadon në verën e vitit 2019, por ai ka në favorin e tij pikërisht trajnerin Conte, i cili nuk e konsideron atë të pashitshëm.

Përkundrazi, “Blutë e Londrës” kanë vënë në shënjestrën e tyre Forster të Southampton për të zëvendësuar portierin belg, ndërkohë që po mbajnë në monitorim edhe Jack Butland të Stoke City.

Top Channel