Hiddink: Ranieri më telefonoi, ishte shumë i emocionuar

03/05/2016 00:00

Chelsea barazoi 2-2 me Tottenham në “Stamford Bridge”, një rezultat ky që shpalli edhe zyrtarisht kampion skuadrën e Leicester City.

Trajneri i Chelseat, Guus Hiddink, në konferencën pas ndeshjes deklaroi se menjëherë pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit kryesor ka marrë një telefonatë nga trajneri i Leicester, Claudio Ranieri.

Holandezi që do t’i lirojë vendin një tjetër italiani pas dy javësh, tha se Ranieri e kishte falënderuar që skuadra e tij nuk u dorëzua edhe pas dy golash disavantazh.

“Menjëherë pas ndeshjes, disa minuta pas xhudos, mora një telefonatë nga Ranieri. Ai më falënderoi që luftuam deri në fund, për lojën që bëmë, sidomos në pjesën e dytë. E urova atë për titullin. Ata e merituan”, deklaroi Hiddink.

Tekniku holandez mendon se Ranieri ishte duke qarë në momentin kur e kishte telefonuar.

“Nuk pash asnjë lot, sepse nuk ishim përballë njëri-tjetrit, por e dallova nga zëri që ai ishte shumë i emocionuar. Më tha 5 herë faleminderit”, shtoi Hiddinik.

Top Channel