“Mbreti” ulet në “fron”

01/05/2016 00:00

Java 21 e “The Top List” vjen me një “çoroditje” të paparë në klasifikimin javor. Futja e këngëve të reja ka bërë që të ulen ndjeshëm në kalasifikim këngët e Alban Skënderaj, Nora Istrefit, Capital T, Era Istrefit, etj.

Një ajër të ri në klasifikim kanë sjellë këngët e NRG Band & DJ Aldo, Bruno dhe Enca, me “new entry”-t që renditen kënaqshëm në top listë.

Gold AG dhe Duda fitojnë plot 8 pozicione dhe surprizat vazhdojnë. Tuna e Butrint Imeri dalin jashtë klasifikimit, bashkë me Vedat Ademin, Edona Vatocin e Asgjë Sikur Dielli.

Befasues është prezantimi i ri i Ledri Vulës me “King”, i cili pozicionohet drejt e në vendin e parë, vetëm pak ditë pas publikimit të këngës.

Ky është klasifikimi zyrtar për javën e 21 të “The Top List”, Top Awards:

1. Ledri Vula – Kings
2. Bruno – Ajo
3. Nrg Band ft. Dj Aldo – Mos u ndal
4. Noizy – Grande
5. Gold AG ft. D.U.D.A. – Hajde
6. Noizy ft. Varrosi – Shut the Place down
7. Enca – Dreq
8. Alban Skenderaj – Une dhe Ti
9. Era istrefi – Bonbon
10. Capital T – Hitman
11. Mc Kresha ft. Gjurmet – Era
12. Nora Istrefi – Sa t’kom dasht
13. Ledri Vula – SRMN
14. Dhurata Dora – Numrin e ri
15. 2TON – Ta fali jeten
16. 2po2 ft. Flori – Gone Girl
17. Kida ft. Ermal Fejzullahu – Mi Amore
18. Alban Ramosaj – A Me Do
19. Dafina Zeqiri ft. Mixey – Liri
20. Dj Dalool ft. Ardian Bujupi – Ne jena njo

Top Channel