Villarreal mposht Liverpoolin, Sevilla barazon ndaj Shakhtarit

28/04/2016 23:05

Një gol i shënuar në minutën e dytë të shtesës nga Adrian Lopez ka bërë që Liverpool të dalë i mposhtur nga “El Madrigal” në ndeshjen ndaj vendasve të Villarrealit.

Ndeshja tjetër gjysmëfinale e Europa League, ajo mes Shakhtar dhe Sevilla u mbyll në barazim 2-2.

Liverpooli i Klopp zhvilloi një lojë të barabartë ndaj Villarrealit, por atëherë kur u mendua që ndeshja do të përfundonte në barazim pa gola, që do të ishte edhe rezultati më i drejtë i saj për atë që u zhvillua në fushën e lojës, ishte Lopez, i cili arriti të shënojë në minutat shtesë, duke bërë që Villarreal të udhëtoi më i qetë tashmë për ndeshjen e kthimit në Angli.

Ndërkohë në Ukrainë, Sevilla arriti një barazim 2-2, duke bërë që të jetë më e favorizuar në ndeshjen e kthimit. Kampionët në fuqi të Europa League shënuan në minutën e 6, por Shakhtar e përmbysi disavantazhin që në 45 minutat e para. Marlos barazoi në minutën e 23-t, ndërsa Stepanenko e çoi rezultatin në 2-1 për vendasit.

Por, vetëm 4 minuta nga fundi, ishte Kevin Gameiro që arriti të kthejë në gol një 11-metërsh, duke vulosur rezultatin në 2-2.

Top Channel