“S’jena mo”, 30 milionë klikime

27/04/2016 00:00

Bashkëpunimi i vitit të kaluar mes reperëve të labelit “Babastars”, Majk dhe Ghetto Geasy ka qenë padiskutim një nga më të suksesshmit, e tregues për këtë janë shumë faktorë.

Veç faktit se kënga e tyre “Sjena Mo” është ndër më të dëgjuarat në ambientet shqipfolëse, ajo ka shënuar edhe një rekord klikimesh në Youtube.

“S’jena Mo” ka arritur në shifrën e 30 milionë klikimeve, që nga 13 gushti i vitit të kaluar që është publikuar deri tani.

Ky projekt i ka hapur shumë dyer Majk, i cili aktualisht ka arritur të tërheqë fokusin e mediave shqiptare dhe natyrisht audiencës.

Top Channel