Rekordi, ja çfarë ndodhi në sfidën Inter-Udinese

24/04/2016 00:00

Në javën e 35-të të Serisë A, Interi ka arritur të fitojë ndaj Udienses duke çuar në 4 pikë diferencën me Romën që luan të hënën ndaj Napolit.

Në “San Siro” zikaltrit fitojnë me rezultatin 3-1 pasi e filluan këtë ndeshje në disavantazh. Tereau ka shënuar një supergol për Udinesen që në minutën e 9-të më pas Jovetic barazpeshon shifrat.

Në pjesën e dytë është sërish malazezi që shënon edhe golin e avantazhit, për t’i lënë rradhën Eder në minutën e 96-të për golin e tretë.

Mirëpo, kjo ndeshje do të hyjë në historinë e futbollit italian për shkak se në fushë zbritën 22 lojtarë të huaj dhe asnjë me origjinë italiane.

Në të vërtetë, kur po luhet java e 35 e Serisë A, statistikat tregojnë se skuadrat italiane preferojnë më shumë lojtarët e huaj, pasi ato kanë aktivizuar 62% të tyre, ndërkohë që hapësirat sa vijnë e ngushtohen për italianët.

Top Channel