Barazim pa gola me Carpin, Milan vërshëllehet në “San Siro”

21/04/2016 00:00

Milan nuk arriti më shumë se një barazim pa gola me Carpin në sfidën e vlefshme për javën e 24 të Serisë A. Një ndeshje pa shumë emocione dhe me Milanin që i largohet edhe më shumë Europës.

Kuqezinjtë u kontestuan edhe në fund të 90 minutëshit, kur skuadra u vërshëllye nga tifozët e pranishëm në “San Siro”.

Gjithsesi, në një sfidë që vlente më shumë për Carpin sesa për Milanin sa i përket objektivave, ishin kuqezinjtë që udhëhoqën ritmin pavarësisht se pjesa e parë nuk rezervoi ndonjë rast të jashtëzakonshëm nga milanezët, që gjithsesi në pjesën e parë nuk u vunë asnjëherë në vështirësi nga miqtë.

Në pjesën e dytë, loja u balancua disi me Carpin që rrezikoi në minutën e 48-të me anë të Mbakogu, ndërsa Milani në krahun tjetër pa t’i anulohej një gol me Jose Maurin në minutën e 65-të.

Gjithsesi Carpi në nëvojë për pikë për qëndrimin në Serinë A u hap disi duke lënë hapësira pas për vendasit, që ju afruan golit sërish me Jose Maurin që në të 74-n nuk shfrytëzoi siç duhet një pasim të Abates.

Rastin e ndeshjes e pati Carpi në minutën e 90 me Donnarumën që bëri një pritje të jashtëzakonshme duke i mohuar golin e 3 pikëve miqve, që do të ishin aq të nevojshme për skuadrën mike për të prekur shpëtimin.

Top Channel