Yjet e sotëm në vitet ’90? Messi tek Inter, Ronaldo te Brescia

20/04/2016 00:00

E imagjinoni dot se ku do të luanin kampionët e sotëm, si Messi, Ronaldo, Neymar apo të tjerë, nëse do të ishim në vitet ’90?

Futbolli italian ndodhet në ditët e tij më të këqija krahasuar me ligat e tjera të mëdha në Europë dhe të gjendur në këtë situatë, medieve italiane nuk i ka ngelë gjë tjetër vetëm të shfrenojnë fantazinë, duke u rikthyer në kohë, kur Serie A ishte më e bukura në botë.

Në fakt, është Angelo Trofa, një 27 vjeçar që jeton në Londër, ai që ka realizuar fotot e lojtarëve të sotëm me ekipet ku mund të luanin në Serie A në atë periudhë, të cilat më pas u publikuan nga mediet sportive italiane.

Nëse, Lionel Messi do të luante në vitet ’90 ai do të ishte pjesë e zikatërve të Interit, si “fenomeni” Ronaldo, që u transferua nga Barcelona tek Interi. Neymar do të ishte pjesë e Fiorentinës, si braziliani Edmundo.

Ai është një ndër futbollistët më të mirë jo vetëm gjatë viteve të fundit, por edhe të të gjithë historisë së futbollit dhe është pjesë e Realit të Madridit, por nëse do të luante në vitet ’90, ai do të ishte bërë pjesë e Brescia, ashtu siç bëri rumuni, Georghe Hagi, i transferuar në vitin 1992 nga Reali te skuadra italiane, e cila sot është pjesë e Serie B.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel