Takimi i CR7 me presidentin e PSG, agjenti i portugezit e mohon

20/04/2016 00:00

Cristiano Ronaldo nuk është takuar me presidentin e Paris SG, Nasser al-Khelaifi, për një transferim të mundshëm të tij te kampionët e Francës.

Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja “El mundo Deportivo”, sipas së cilës, burime të brendshme pranë futbollistit si dhe vet agjenti i Ronaldos, Jorge Mendes e përgënjeshtruan këtë lajm të publikuar nga “France Football”.

Mësohet se, tashmë raportet mes Ronaldos dhe Florentino Perezit janë shumë të mira dhe se, te klubi madrilen po punohet për rinovimin e kontratës me sulmuesin portugez.

Lajmi i medias franceze për takimin me Al-Khelaifin duket se ka habitur edhe vet Ronaldon, që në këtë moment është i fokusuar në ndeshjet e fundit të këtij sezoni, teksa kërkon të fitojë Champions League, ndërkohë që nuk e përjashton mundësinë edhe të fitimit të titullit kampion në Spanjë.

Top Channel