Rekord në basketbollin shqiptar, Lasku shënon 100 pikë në një ndeshje

17/04/2016 00:00

Edhe në basketbollin shqiptar ka ndeshje të mëdha dhe ku vendosen rekorde të tillë. Të shtunën, Tirana-Flamurtari përfundoi 132 me 68, ku basketbollisti i Tiranës, Gent Lasku, vendosi një rekord të jashtëzakonshëm, duke shënuar plot 100 pikë në këtë ndeshje.

Me pikët e shënuara në ndeshjen e ditës së shtunë, Lasku theu rekordin e basketbollistit Gerti Shima, i cili me Valbonën ka shënuar 91 pikë në një ndeshje të vetme.

Gent Lasku tashmë ka shkruar emrin në historinë e basketbollit shqiptar, por ai njihet për pikët e shënuara, duke pasur një mesatare të lartë. Edhe më parë, në një ndeshje ndaj Pogradecit, ai ka arritur të shënojë 54 pikë. Në këtë kampionat, Lasku ka arritur të shënojë 387 pikë.

Pas takimit, shokët e ekipit realizuan edhe një foto në dhomat e zhveshjes, ndërsa kishin shkruar rekordin prej 100 pikësh të Gent Laskut.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel