Raikkonen dhe Ferrari shkëlqejnë në provat e Shanghait

15/04/2016 00:00

Ferrari shkëlqeu në sesionin e dytë të provave të lira, duke vendosur kohët më të mira me finaldezin Raikkonen 0.1 sekond më i shpejtë se Vettel.

Koha e tretë më e mirë u realizua nga kryesuesi i Botërorit, Nico Rosberg, i cili realizoi edhe kohën më të mirë në sesionin e parë të provave të lira.

Diferenca me Raikkonen në këtë sezon, ku u përdorën gomat shumë të buta, ishte pak më shumë se dy të dhjetat. Koha e katërt më e mirë për Hamilton, që garën e së dielës do ta nisë me një penalitet prej 5 pozicionesh, për shkak të ndërrimit të kambios.

Ndërkohë, në këto 2 sesione të provave të lira ka garuar edhe Fernando Alonso, i cili pas aksidentit në Australi u ndalua të garojë në Çmimin e Madh të Bahreinit.

Provat zyrtare do të zhvillohen të shtunën në orën 08:00 dhe gara të dielën në të njetën orë dhe do të transmetohen në Top Channel.

Top Channel