Gareth Bale mendon rikthimin në Angli

13/04/2016 14:15

Gareth Bale po mendon për rikthimin në Premier League. Sipas asaj që publikohet te tabloidi “The Sun”, që i referohet medias italiane, është pikërisht ky shkaku që futbollisti uellsian ka refuzuar propozimin e Realit të Madridit për të nënshkruar një kontratë të re.

Gjithnjë sipas “The Sun”, destinacionet e mundshme të Gareth Bale janë Manchester City i Pep Guardiolës si dhe Manchester United, me “Djajtë e Kuq” që duhet të marrin ende një vendim për trajnerin që do të kenë sezonin e ardhshëm.
 
Kontrata e Gareth Bale me klubin “merengues” skadon në vitin 2019 dhe drejtuesit e Realit po bëjnë përpjekjet e tyre për ta bindur që të qëndrojë edhe pas këtij viti në kryeqytetin spanjoll, por planet e Bale ndryshojnë nga ata të madrilenëve.

Top Channel