Ibra doping tek Juve, mjeku suedez tërhiqet nga deklarata dhe kërkon ndjesë

09/04/2016 00:00

Ish-mjeku i përfaqësueses suedeze të Atletikës, Ulf Karlson ditët e fundit u bë protagonist në media me deklaratën e tij të fortë kundër Zlatan Ibrahimovic, kur theksoi se sulmuesi kishte marrë doping gjatë kohës që ishte te Juventusi.

Një deklaratë që solli reagimin e menjëhershëm të agjentit të lojtarit Mino Raiola që deklaroi se do të ndërmerrte veprime ligjore ndaj tij.

Ky reagim duket se pati efekt pasi Karlson u spraps dhe kërkoi ndjesë për fjalët e tij që tronditën jo pak  botën sportive.

“Për Ibrahimovic nuk u shpreha saktë. Tani e kuptova se ajo që thashë u interpretua në një mënyrë tjetër dhe më vjen keq për këtë, nuk ishte ky qëllimi im. I kërkoj ndjesë Ibrahimovic dhe të gjithë atyre që u ndjenë të fyer nga deklarata ime”, tha ai.

Top Channel