Conte te Chelsea, Diago Costa ndryshon mendje

09/04/2016 00:00

Diego Kosta duket se ka ndryshuar mendim në lidhje me të ardhmen e tij te Chelsea.

Sipas asaj që publikohet në median britanike, sulmuesi i përfaqësueses spanjolle ka vendosur që të qëndrojë në “Stamford Bridge” dhe të luftojë për vendin e titullarit te “Blutë”.

Në ditët e kaluara u fol shumë për një rikthim të Diego Kostës te Atletiko Madrid, por gjërat për të duket se morën tjetër drejtim pasi u mësua se Antonio Conte do të jetë trajneri i ri i Chelsea.

Ndërkaq, mësohet se edhe vetë klubi nuk ka ndërmend të largojë sulmuesin 27-vjeçar edhe pse ka vendosur në shënjestrën e tij edhe Romelu Lukakun nga Everton, futbollist ky që më parë ka qenë pjesë e klubit londinez.

Top Channel