Tirana nis audit për shkeljet e viteve të fundit

08/04/2016 20:15

Klubi i Tiranës ka njoftuar nisjen e një procesi të gjerë auditi për të verifikuar shkeljet që janë bërë në vitet e fundit dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve të tyre.

Nëpërmjet një komunikimi për shtyp, klubi bardheblu njofton se auditi ka nisur në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, si aksionere e klubit.

Sipas njoftimit, në pak ditë thuhet se janë konstatuar një numër i madh shkeljesh, të cilat meritojnë zgjidhje dhe ndëshkime. Periudha e fundit 5-vjeçare, një periudhë tranzitive, rezulton të jetë periudha më negative, ku janë kryer një numër i madh abuzimesh.

Auditi që po kryhet ka për qëllim të konstatojë gjithçka është bërë e më pas t’i hapë rrugën një procesi ligjor për të ndëshkuar ish-drejtues apo përfitues që kanë punuar në dëm të klubit e për interesa të ndryshme.

Top Channel