Ja kush do të jetë i ftuar këtë të premte në “The Voice of Albania”

06/04/2016 00:00

“The Voice of Albania”, këtë javë prezanton gjysmëfinalen e saj, ku deri tani kemi 4 konkurrentë dhe vetëm dy prej tyre do munden të jenë në finale.

Këtë të premte, ndërkohë që publiku do të shijojë performancat e veçanta të konkurrentëve, Ina, Lorenc, Tiri dhe Elbunit, një tjetër artist do të ngjitet në skenën e “The Voice”, si i ftuar special dhe bëhet fjalë për Ledri Vulën.

“Këtë të premte do pimë një gotë të dy për ty”, shkruan bashkangjitur një fotoje të publikuar në llogarinë e tij të Instagramit, Ledion Liço.

Moderatori i “The Voice” shihet në këtë fotografi së bashku me këngëtarin e preferuar të publikut shqiptar, Ledrin. Theksojmë se Ledri vazhdon të jetë pjesë e “The Top List”, Top Awards, prej 15 javësh, i cili për disa javë rresht ka kryesuar këtë listë zyrtare.

Top Channel