F1, Alonso do t’i nënshtrohet testeve para garës së Kinës

06/04/2016 00:00

Fernando Alonso është i bindur se do të mund të garojë në Çmimin e Madh të Kinës në Formula 1. Piloti spanjoll mungoi në Bahrein për shkak të aksidentit të pësuar në Australi dhe, prej kohësh ka nisur procesin e riaftësimit të plotë.

Drejtuesit e McLaren kanë përcaktuar tashmë një datë për testet e ardhshme mjekësore të Alonsos, që do të zhvillohen pak ditë përpara garës.

Drejtori i garave të McLaren, Erik Bulier konfirmoi se Alonso do të bëjë skaner, ndërkohë që fjalën e fundit për praninë ose jo të tij në garën e Kinës, do ta thonë mjekët e FIA-s.

Bulier vuri në dukje lidhjen që Alonso ka me McLaren, gjë që u vu në dyshim kohët e fundit. Sipas tij, Alonso preferon që të jetë në shërbim të skuadrës, sesa të shkojë në shtëpi. Këtë, spanjolli e tregoi edhe fundjavën e kaluar në Bahrein, teksa ndihmoi debutuesin Vandorn, i cili e mbylli garën në vendin e 10.

Top Channel