Conte, takim surprizë me lojtarët e Chelseat

06/04/2016 00:00

Mediat britanike raportuan se trajneri i ri i Chelseat, Antonio Conte, është prezantuar me skuadrën të martën dhe pritet të mbajë një seri takimsh individuale me lojtarët që kanë shprehur dëshirën të largohen.

Lojtarët londinezë janë surprizuar kur kanë parë teknikun italian të hynte në qendrën stërvitore në Cobham bashkë me drejtorin teknik të skuadrës, Michael Emenalo.

Edhe disa anëtarë të stafit e cilësuan surprizë vizitën e Contes pas seancës stërvitore së të martës, pavarësisht që Guss Hiddink po përgatiste skuadrën për sfidën e së shtunës ndaj Swanseas.

Conte pritet të takohet “kokë më kokë” me kapitenin Joh Terry, Eden Hazard, Diego Costa dhe Nemanja Matic.

Italiani do të kërkojë të bind tre të parët të qëndrojnë, por mbetet në pikëpyetje fati i lojtarit serb, pasi Conte ka shprehur dëshirën të transferojë belgun Radja Nainggolan.

Top Channel