“Blindohet” Hysaj, Napoli: S’e shesim as për 15 milionë euro

06/04/2016 00:00

E përditshmja italiane “Correire dello Sport” i ka kushtuar një speciale mbrojtësit të kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, duke treguar se si ai kishte tejkaluar çdo pritshmëri te Napoli.

Sipas kësaj gazete, blerja e tij nga Empoli ishte pritur me skepticizëm, por Hysaj tashmë ka bindur të gjithë, aq sa tani është i pazëvendësueshëm.

Për këtë arsye, klubi ka vendosur që të mos e shesë, edhe pse për të interesohet Atletico Nadrid.

Napoli nuk dëshiron ta lërë atë të largohet, edhe nëse Atletico Madrid do të ofrojë trefishin e shumës prej 5 milionë eurosh që u shpenzua për ta blerë nga Empoli.

Top Channel