Berluskoni humb durimin, Mihajlovic rrezikon shkarkimin

05/04/2016 00:00

Silvio Berluskoni duket se e ka humbur durimin me skuadrën e tij. Presidenti i Milanit nuk e priti aspak mirë humbjen me Atalantën dhe tashmë paralajmëron trajnerin Sinisha Mihajlovic, për të cilin sfida me Juventusin bëhet jetikë.

Sipas asaj që publikohet në median italiane, Berluskoni tashmë e ka marrë vendimin e tij, në rast se Milani humbet atëherë Mihajlovic do të largohet nga pankina për t’u zëvendësuar nga Kristian Broki, për të cilin kjo fazë e sezonit mund të jetë një përgatitje për atë që do të vijë më pas, pasi është pikërisht ai emri i parë në listën e Berluskonit për të drejtuar “kuqezinjtë”.

Megjithatë te Milani ë jo të gjithë mendojnë si Berluskoni. Adriano Galiani në të vërtet thekson se zgjidhja më e mirë për skuadrën është vazhdimësia dhe se përgjegjësia më e madhe për rezultatet e ndeshjeve të fundit është pikërisht e lojtarëve.

Por problemi qëndron se Galliani këtë mbështetje ndaj Mihajlovic e shpreh vetëm me fjalë dhe jo me fakte.

Top Channel