Klasi i Ribery i jep fitoren, Bayern marshon drejt titullit

02/04/2016 00:00

Fantastik, të lë pa fjalë, thjesht Franck Ribery. Në mesjavë kishte deklaruar se pret me padurim Ancelottin, por ndërkohë i dhuron kënaqësi edhe Guardiolas me një gol spektakolar që vendosi fitoren 1-0 të bvarezëve kundër Eintracht Frankfurt.

Të zotët e shtëpisë morën 3 pikët vetëm falë klasit të francezit, që afron akoma më shumë triumfin në këtë sezon të Bundesligës për Bayern.

Schalke ndërkohë pësoi një disfatë të rëndë 3-0 në shtëpinë e Ingolstad, e cila komplikon misionin Champions, me blutë që shikojnë të parakalohen në klasifikim nga Bayer Levrkusen, që fitoi të premten ndaj Wolfsburg.

Skuadra nga Gelsenchirchen bie kështu nga vendi i 4 në të 6-in dhe me pak javë që mbeten për të luajtur rrezikon të mos sigurojë një vend në Champions.

Penalltia e Hartman, goli i Hinterseer dhe ai i talentit të ri Lezcano gjunjëzuan Schalken me Ingolstad, që falë kësaj fitoreje i afrohet zonës së Europa League.

Top Channel