“Hysaj mund të luajë në çdo vend të botës”

01/04/2016 00:00

Menaxheri i Elseid Hysajt, Mario Giuffredi, është i kënaqur që futbollisti shqiptar vërtetoi që në vitin e tij të parë te Napoli se është një lojtar me cilësi të mëdha.

“Unë e them gjithmonë se kur një futbollist dëshiron të provojë aftësitë e tij, duhet të kalojë te Napoli. Nëse paraqitesh mirë në këtë skuadër, do të thotë se je gati të luash në çdo vend të botës”, deklaroi Giuffredi.

Agjenti i mbrojtësit 22-vjeccar u shpreh i bindur se Hysaj do të qëndrojë rregullisht në nivele të larta.

“Them se pas vitit të mirë me Empolin dhe këtij aktual, Hysaj ka treguar se mund qëndrojë rregullisht në nivele të tilla”, tha Giuffredi.

Top Channel