Atletico këmbëngul për Mottan, Al Khelaifi: Hiqni dorë ose ju blej të gjithëve

22/03/2016 00:00

Nasser Al Khelaifi, Presidenti i PSG, nuk është biznesmen si gjithë të tjerët, ai përfaqëson fondin sovran të Katarit dhe për këtë nuk kursehet për transfertat e lojtarëve.

Nëse UEFA nuk do të kishte kufizime për transfertat, Al Khelaifi mund të ndërtonte një super ekip, shumë më të fortë nga ai që ka tani. Për këto arsye, është më mirë mos ta ngacmosh.

Atletico Madrid e bezdisi paksa verën e kaluar, teksa kërkoi t’i merrte Thiago Mottan. Simeone e donte me çdo kusht brazilianin, duke ngjallur zemërimin e Al Khelaifit.

Sipas “Mundo Deportivo”, ai mori në telefon presidentin e Atleticos dhe, pa shumë diplomaci, i tha: “Po nuk hoqët dorë, do të blejë Atleticon”. 

Top Channel