Capello: Nuk ulem në pankinën e Italisë

17/03/2016 13:55

Fabio Capello është një prej trajnerëve për të cilët së fundmi është folur se mund të drejtojë përfaqësuesen italiane pas largimit të Antonio Contes në përfundim të “Euro 2016”.

Por ish-tekniku i Rusisë dhe Anglisë e ka mohuar në mënyrë kategorike këtë mundësi nëpërmjet një interviste për median zvicerane.

“Ndihem krenar që po përmendet emri im për të qenë në pankinën e Italisë, por në këtë moment nuk dua të drejtoj asnjë skuadër përfaqësuese”, ishte deklarata e Fabio Capellos në lidhje me zërat e krijuara në vendlindjen e tij.

Top Channel