FA Cup, eliminohet Arsenal, barazon United

13/03/2016 00:00

Watford suprizon të gjitë duke mundur 2-1 Arsenalin e duke u kualifikuar për në gjysëmfinalet e FA Cup.

Golat e Igalos dhe Guedioros i japin fund ëndrrës së Arsen Venger për të shkuar më tej e për të qenë skuadra e parë që fiton 3 vite rradhazi këtë trofe.

Ndërkohë Manchester United barazoi 1-1 në fushën e vet me West Hamin.

Ky rezultat bën që këto dy skuadra të ndeshen edhe njëherë me njëra tjetrën për të vendosur se cila nga ato do të kalojë në gjysëmfinalet e FA CUP.

Payet realizoi një supergol nga goditja e dënimit, ndërsa sulmuesi francez, Martial barazoi 8 minuta nga fundi.

Top Channel