Mjeku suedez që shëron dhimbjen e kokës duke masazhuar…

13/03/2016 00:00

Një doktori suedez që bënte masazhe anale për të qetësuar dhimbjen e kokës i është hequr licenca.

Mjeku i paidentifikuar, i cili ka punuar në Suedi, Norvegji dhe Danimarkë, ka tërhequr vëmendjen disa herë në 20 vitet e fundit për shkak të teknikës së tij të çuditshme. Në vitin 2003, ai mori një paralajmërim nga Bordi i Përgjegjshmërisë Mjekësore të Suedisë (HSAN) pasi një gruaje të moshuar i trajtoi dhimbjen e kokës dhe të shpinës duke i masazhuar anusin.

Mjeku që njihet vetëm si Dr. Anal nga shtypi lokal ka pranuar se ka bërë më shumë se 1 000 trajtime të tilla, pasi sipas tij, janë “efektive dhe të mbështetura nga revistat mjekësore”.

Ky mjek, sipas “Russia Today”, ka humbur licencën pas shumë paralajmërimeve pasi ka shpuar mushkërinë e një pacienti duke u përpjekur për të injektuar anestezinë.

Top Channel