Champions, PSG e Benfica në çerekfinale

09/03/2016 00:00

Është Paris Saint-Germain fitues i duelit me londinezët e Chelsea-t në Champions League, duke u bërë skuadra e katërt që kalon në çerekfinale të këtij kompeticioni.

Francezët fituan edhe në “Stamford Bridge” me të njëjtin rezultat që arritën edhe në ndeshjen e parë, 2-1. Rabiot ishite autori i golit të parë në minutën e 17, ndërsa Diego Costa barazoi rezultatin vetëm 11 minuta më pas.

Por për të shuar ëndrrën e londinezëve të Chelsea-t mendoi gjigandi suedez, Ibrahimovic, i cili shënoi golin e dytë në minutën e 67.

Përpos skuadrës franceze, të mërkurën arriti të sigurojë kalimin në mesin e tetë më të mirave edhe skuadra protugeze e Benficas.

Traversë e Jonas dhe goditje me kokë që përfundon në rrjetë e Gaitan, ky ishte momenti që vendosi 1/8 e finales së kthimit midis Zenitit dhe Benficës.

Në stadiumin “Petrovskij” të Shën Petërsburgut përfundon 2-1 për portugezët, të cilët marrin biletën për në çerekfinalet e Champions League.

Hulk ishte ai që zgjoi shpresat për një përmbysje të rusëve pas humbjes së ndeshjes së parë me rezultatin 1-0. Goli i brazilianit u shënua në minutën e 69, por në të 85-n vjen barazimi nga mesfushori argjentinas Gaitan, ndërsa në minutën e 96 vulosi fitoren e luzitanëve Talisca.

Top Channel