Prova që talenti është i lindur

09/03/2016 00:00

Vullneti i hekurt dhe puna e vazhdueshme nuk mjaftojnë për të arritur majat nëse u mungon talenti dhe natyra ka qenë më shumë se bujare me Leo Messi-n sa i takon këtij të fundit.

Argjentinasi sot është një futbollist i konfirmuar si më i miri i ditëve tona, e ndoshta edhe i historisë dhe jemi dëshmitarë të atyre që ai bën me dhe pa top në fushë, por shumë pak dihet nga fëmijëria e tij.

Së fundmi, nëpër rrjetet sociale po qarkullon një video që vërteton se Leo Messi e ka të lindur talentin. Bëhet fjalë për pamje të filmuara në Argjentinë, kur Leo ishte vetëm 8 vjeç dhe në atë kohë luante me Central Cordoba.

Messi i vogël kalon me një “sombrero” kundërshtarin e vet dhe me të majtën godet drejt portës duke realizuar gol.

Top Channel