Sponsorët braktisin Sharapovën

08/03/2016 12:10

Maria Sharapova pranoi në një konferencë për shtyp se ka përdorur për 10 vite një substancë të ndaluar vetëm në 1 janarin e këtij viti nga agjencia botërore antidoping dhe argumentoi këtë me “arsye shëndetësore”, kryesisht diabetin.

Por kjo nuk ka bindur sponsorët e tenistes së famshme ruse që janë tërhequr një e nga një nga kontratat më të. Nike njoftoi pezullimin e kontratës 70 milionë dollarëshe me pesë herë fituesen e Grand Slam dhe thotë se do të vazhdojë të ndjekë procesin hetimor.

Sharapova dhe kompanie e veshjeve sportive, ku rusja kishte edhe një linjë personale, ndodheshin në kushtet e një kontratë 8-vjeçare të nënshkruar në vitin 2010.

Një tjetër kompani që është tërhequr është ajo zvicerane e orëve, TAG Heuer. Ajo thotë se kontrata me tenisten ka përfunduar në fund të 2015, por është tërhequr nga bisedimet për rinovimin e saj.

Sipas revistës Forbes, Sharapova përfiton rreth 30 milionë dollarë në vit nga sponsorët e saj, një shifër që në mos do të zerohet, me siguri ka për t’u ulur ndjeshëm pas këtij skandali.

Lidhur me rastin në fjalë ka reaguar edhe Federata Ruse e Tenisit. Ajo thotë se ndaj Sharapovës pezullimi do të nisë më 12 mars, por shprehet optimiste se ajo do të jetë pjesë e lojrave olimpike.

Top Channel