Federata Ruse e Atletikës vazhdon të thyejë rregullat antidoping

07/03/2016 00:00

Pavarësisht pezullimit të saj nga aktivitetet ndërkombëtare, Federata Ruse e Atletikës vazhdon të thyejë rregullat antidoping.

Televizioni gjerman ARD transmetoi një dokumentar ku vihej në dukje se trajnerët rusë të përjashtuar nga IAAF, për shkak të skandalit të dopingut dhe korrupsionit në atletikë, vazhdojnë punën e tyre.

Një prej trajnerëve të pezulluar, Vladimir Kazarin, nuk i ka pranuar akuzat dhe ka deklaruar se po bëhet çdo manovër që Rusia të mos marrë pjesë në Lojërat Olimpike.

Federata Ruse e Atletikës në nëntor të 2015 u dënua me pezullim pas një raporti të publikuar nga WADA, ndërkohë që 1 vit më parë ARD dhe Sunday Times zbuluan skandalin e dopingut në atletikën e këtij vendi.

Top Channel