Barça në ‘rebusin’ e kontratave

05/03/2016 00:00

Drejtuesit e Barcelonës do të përballen në muajt e ardhshëm me shumë çështje që kanë të bëjnë me kontratat e futbollistëve. Një prerj rasteve është ai i Neymar, me të cilin pritet rinovimi deri në vitin 2021.

Por jo vetëm kaq, një temë tjetër për të cilën flitet në ambientin katalanas është ajo e pagave të Sergio Busquets, Luis Suarez dhe Ivan Rakitic, me të tre këta futbollistë që janë ndër më të rëndësishmit në këtë sezon për kampionët e Spanjës. Sipas ‘El Mundo Deportivo’ të gjitha këto çështje do të zgjidhen, por pasi të jetë mbyllur sezoni futbollistik.

Puna e Barcelonës me kontratat e lojtarëve nuk mbyllet këtu. Katalanasit tashmë kanë në qendër të vëmendjes realizimin e një tjetër plani, atë të rinovimit të Lionel Messit.

Sulmuesi argjentinas që në qershor mbush 29 vjeç, ka me Barcelonën një kontratë që skadon në 2018 dhe ajo që duan drejtuesit e klubit spanjoll është që ta zgjasin atë deri në vitin 2022, vit në të cilin Barcelona do të bëjë edhe përurimin e Camp Nout të ri, me Messin si liderin dhe kapitenin e parë të skuadrës.

Për më tepër, Barcelona ka në anën e saj në këtë pikë edhe vetë Messin e familjen e tij. Vetë futbollisti jo pak herë ka deklaruar se nuk e mendon largimin nga skuadra katalanase, edhe pse ofertat marramendëse në drejtim të tij nuk kanë munguar

Top Channel