Platini nuk dorëzohet, apelon dënimin nga FIFA te CAS

02/03/2016 00:00

Michael Platini nuk dorëzohet dhe vijon betejën e tij ligjore kundër dënimit të marrë nga Komisioni i Etikës së FIFA.

Ish-presidenti i UEFA-s u dënua fillimisht me 8 vjet pezullim nga të gjitha aktivitet, por më pas Komisioni i Apelit ia uli atë në 6 vjet.

Francezi nuk e la me kaq dhe bëri apelimin në gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, lajm që u konfirmua nga vetë ky institucion.

“Në apelin e tij, Platini kërkon anulimin e vendimeve të marrë nga Komisioni i Etikës dhe ai i Apelit të FIFA-s për pezullimin e tij prej 6 vitesh nga aktivitetet e futbollit”, lexohet në komunikatën për shtyp të CAS.

Platini u dënua së bashku me Sepp Blatter për shkak të një pagese të bërë nga ish-presidenti i FIFA-s më 2011 prej 1.8 milionë eurosh për llogari të francezit për një konsultë të tij në fillim të viteve 2000.

Top Channel