NBA, Chicago në rënie të lirë, rrezikon “playoff”-in

02/03/2016 13:10

Vazhdon rënia e lirë e Chicago Bulls në kampionatin e NBA. Skuadra nga Ilinois u mund nga Miami Heat në fushën e këtij të fundit 111-129, duke pësuar humbjen e tretë radhazi që e nxjerr atë jashtë zonës së “playoff”-it për momentin në Konferencën e Lindjes.

Ekipi nga Florida në këtë ndeshje i besoi ish-lojtarit të Bulls, Luol Deng që shënoi 20 pikë dhe Joe Johnson me 24 pikë për të fituar këtë përballje. Ky ishte suksesi i 34 sezonal për Miamin, që e sheh veten në vendin e 4 në Lindje.

Fitore shënoi edhe Dallas Mavericks, që mposhti Orlando Magic 121-108. Në “American Airlines Center” skuadra teksane e kontrolloi mjaft mirë ndeshjen për ta mbyllur më pas në favorin e saj. Matthews me 21 pikë ishte ai që spikati për Dallas, ndërkohë që në krahun tjetër më i miri ishte Iliasova me 22 pikë dhe 10 topa në tabelë, por statistikat e këtij të fundit nuk i shërbyen shumë skuadrës së Magic.

Në ndeshjet e tjera të NBA, Golden State vijon serinë e fitoreve duke iu afruar akoma më shumë rekordit të Chicagos. Skuadra kampione, edhe pse pa Stephen Curry, arriti të fitojë me Atlanta Hawks  me kohë shtesë 109-105. Në këtë ditë të NBA, të bie në sy fitorja e Los Angeles Lakers ndaj Brooklyn Nets 107-101, ndërsa Charlotte Hornets mundi Phoenix Suns 126-92.

Top Channel