Kupa, Allegri kërkon përqëndrim ndaj Interit

01/03/2016 00:00

Juventus dhe Inter do të përballen sërish me njëra-tjetrën dhe këtë radhë për Kupën e Italisë në mesjavë për ndeshjen e kthimit të gjysmëfinaleve të këtij aktiviteti.

Sfida e parë e luajtur në Torino përfundoi me rezultatin 3-0 për “Bardhezinjtë”, por sipas trajnerit Allegri skuadra duhet të ruajë përqëndrimin dhe të shënojë të paktën një gol.

“Nëse nuk duam të vuajmë, duhet të shënojmë ndaj interit. Është e ndaluar të ulim përqendrimin ndaj Interit edhe pse kemi fituar 3-0 në ndeshjen e parë. Barzagli do të pushojë, në sulm do të luajnë Zaza dhe Morata”, deklaroi Allegri.

Në kampionat, Juventus është në krye me 3 pikë më shumë se Napoli i vendit të dytë, me skuadrën e Sarrit që barazoi ndaj Fiorentinës 1-1 në  Firenze.
“Avantazhi prej 3 pikësh ndaj rivalëve tanë është diçka pozitive, por nuk kemin fituar ende asgjë. Napoli, Roma e Fiorentina janë ende në garë për titullin”, shtoi trajneri i “Bardhezinjëve”.

Top Channel