“Gerrard” bëhet film

29/02/2016 00:00

Ndoshta nuk do të arrijë të fitojë kurrë një Oscar, sic ndodhi me dokumentarin Emi, apo çmimin Bafta për të njëjtën kategori, por prodhimi i fundit i regjisorit Asif Kapadia, do t’i pëlqejë të gjithë dashamirësve të futbollit.

Në fokus kryesor të filmit do të jetë mesfushori anglez Steven Gerrard dhe 17 sezonet e tij te Liverpool.

Apoteoza e dokumentarit që ka nisur që tani të tërheqë vëmendje do të jetë mbrëmja e famshme e Stambollit në vitin 2005 në finalen e Ligës së Kampionëve.

Regjisori kontrovers anglo-indian ka arritur një marrëveshje me futbollistin e Los Anxheles Galaksi për të xhiruar të gjithë etapat kryesore të jetës së mesfushorit.

Asif Kapadia do të ketë gjithashtu në këtë film skena me futbollistë të mbetur në aktivitet si Wayne Rooney apo të larguar si Beckham dhe Keny Dalglish.

Top Channel