Tenis, Wawrinka fiton turneun e Dubait

28/02/2016 00:00

Stanislas Wawrinka mundi në finale 2-0 qipriotin Markos Baghdatis, duke fituar kështu turneun e Dubait.

Zvicerani, i cili mori titullin e tij të dytë gjatë këtij viti, ka fituar nëntë finalet e fundit ku ai ka luajtur, duke përfshirë Australian Open 2014 dhe atë të Roland Garros 2015.

Përsa i përket qirpiotit, kjo është finalja e shtatë e humbur në karrierën e tij.

Top Channel