Të dëmtuarit më të mirë se titullarët

23/02/2016 00:00

Trajneri holandez i Manchester United, Louis van Gaal është kritikuar shpesh këtë sezon për paraqitjet jo të mira të ekipit të tij, si në Premiere League ashtu edhe në Europa League, ku në ndeshjen e para në Danimarkë ndaj Midtjylland u mposhtën 2-1, por një ndër arsyet kryesore të paraqitjeve jo të mira të “Djajve” janë edhe dëmtimet e shumta që i kanë ndjekur lojtarët këtë sezon.

Mediat britanike kanë publikuar së fundmi formacionin me lojtarët e dëmtuar të Manchester United, me të cilin me siguri Van Gaal do të kishte një ecuri shumë më të mirë, nëse ata do të kishin qenë të gatshëm për t’u aktivizuar.

“Unë mendoj se në muajin mars shumë nga lojtarët e dëmtuar do të kthehen dhe unë do të kem më shumë alternativa, me grupin e plotë ne kemi qenë të parët në Premier League”, tha Van Gal.

Në formacionin me lojtarë të dëmtuar të Manchester United janë lojtarë si: De Gea, mbrojtësi Jonas, Schweinsteiger deri te Rooney në sulm.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel