F1, Vettel më i shpejti në testet e para

22/02/2016 00:00

Ferrari duket se e ka startuar mirë aventurën e këtij viti në Formula 1. Pas provave gjenerale për publikun të dielën, krijesa e re e shpikur në fabrikën e Maranelos ka zbarkuar në pistën e Barcelonës këtë të hënë, në ditën e parë nga 4 të tilla të programuara për testet që i paraprijnë botërorit.

Gjermani Vettel e nisi ‘de facto’ duelin e tij me Hamilton, me të dy protagonistët në debutim në timonët e makinave të rinovuara.

Nga testet e para, më i shpejti në cirkuitin katalanas ishte gjermani i Ferrarit që ia doli të akumulonte thuajse gjysmë sekonde në vetëm një xhiro ndaj kampionit në fuqi të botës në Formula 1. Kjo distancë merr përmasa edhe më të mëdha kur llogariten xhirot në dispozicion, pasi Hamilton kreu 20 të tilla më shumë se gjermani.

Si Mercedes ashtu edhe Ferrari ishin më shumë se një sekondë nga pjesa tjetër e skuadrave. Pak shkëlqim për makinat Red bull, ndërsa MecLaren u konfirmua si e gjitha për t’u deshifruar në rezultatet e pritshme në botërorin e Formula 1. Button regjistroi kohën e gjashtë më të mirë, por 3 sekonda diferencë nga Ferrari, janë një përjetësi, të paktën në testet parasezonale.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel