Mercedesi zbulon F1 W07-n

21/02/2016 10:50

Mercedesi ka prezantuar makinën e sezonit të ri të Formulës 1 në mënyrë surprizë ditën e dielë.

Kanë ikur kohët kur skuadrat e Formulës 1 prezantonin makinat e tyre me program të caktuar dhe në praninë e mediave. Tashmë, të gjithë preferojnë internetin për të zbuluar njëvendëshet e sezonit të ri dhe përjashtim nuk kanë bërë as kampionët e Mercedesit, që kanë prezantuar F1 W07, makinën që pritet të dominojë edhe këtë sezon Botërorin e Formulës 1.

“Në pamje të parë duket e ngjashme me makinën e një viti më parë, por në brendësi ka shumë ndryshime”, ka thënë shefi teknik Paddy Lowe.

Mercedesi i ri do të shihet për herë të parë në pistë ditën e hënë, në testet e Barcelonës. Në drejtim do të jetë kampioni në fuqi, Lewis Hamilton.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel