Kupa e Francës, PSG në gjysmëfinale, eliminohet Marseille

14/01/2016 00:00

PSG vazhdon dominimin në Francë. Djemtë e Laurent Blanc kanë arritur të kualifikohen në gjysmëfinale të Kupës së Francës pasi mposhtën në shtëpi Lyonin 2-1.

Në minutën e 17, Rabiot realizon për 1-0, por miqtë barazojnë tre minuta nga fundi i pjesës së parë, kur Tolisso ndëshkon portierin Sirigu. Deri te fitorja, skuadra nga kryeqyteti francez erdhi në minutën e 73, kur Lucas shënon për 2-1.

Po ashtu, në gjysmëfinale kanë arritur të kualifikohet edhe Lille që arriti të kalojë pengesën Guingamp vetëm pas ekzekutimit të 11-metërshave, pasi në 120 minuta lojë nuk u shënua asnjë gol.

Edhe Toulouse siguroi një biletë për në gjysmëfinale pasi mposhti në shtëpi 2-1 Marseillen. Koha e rregullt prej 90 minutash përfundoi në barazim 1-1 duke çuar skuadrat në shtesa. Pikërisht në minutën e 99 Braithwaite shënon për të çuar të tijtë në gjysmëfinale.

Top Channel