Blushi: Kosova e Shqipëria, shtete të forta pa korrupsionin

22/12/2015 00:00

Deputeti dhe shkrimtari Ben Blushi komentoi zhvillimet politike sot në Prishtinë.

“Është moment kritik, një ngërç, moment rezistence që çdo popull ka nevojë, por nuk e di deri ku do të shkojë kjo rezistencë. Në qoftë se ne arrijmë të jemi shtete të forta, që garantojmë harmoni, paqe, punë, nuk ka korrupsion. Do të jemi shtete të forta, si Kosova, ashtu edhe Shqipëria”, ka thënë Blushi, në një diskutim të Lëvizjes “Fol” në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.

Sipas Blushit, kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti është shembulli konkret, sesi liria e bën atë të vetmuar, ndërsa tha se populli ka faj, që voton njerëzit e vdekur politikisht.

Top Channel