Përjashtimi nga kombëtarja, Benzema: E respektoj vendimin e presidentit

11/12/2015 00:00

Federata Franceze e Futbollit (FFF) ka përjashtuar përkohësisht sulmuesin Karim Benzema nga kombëtarja për përfshirjen e tij në shantazhin ndaj Mathieu Valbuena. Lajmin e konfirmoi presidenti i FFF-së, Noel Le Graet.

Benzema nuk mund të grumbullohet për momentin. Nëse situata në të cilën ndodhet ai nuk sqarohet, nuk do të jetë i pranishëm në miqësoret e marsit. Nëse nuk sqarohet as në qershor, nuk do të jetë në Europian. Ky është vendimi im dhe ky vendim është pranuar nga trajneri Deschamps”, tha presidenti i federatës.

Gjithsesi, Le Graet nuk sulmoi aspak Benzemanë: “Është një person i mirë që është rritur në një lagje të vështirë dhe që nuk i ka ndërruar shokët e fëmijërisë. Shokët e tij nuk kanë ecur përpara, ndërsa ai është bërë yll futbolli. Benzema është person mediatik që fiton shumë para’, por që nuk është shumë i komunikueshëm. Jam i trishtuar pasi jam i bindur që është futur në një histori që nuk e kupton dot. Nuk është aspak iniciator i asaj që ka ndodhur, por vendimin e mora për etikë”.

Disa orë pas publikimit të këtij vendimi, reagoi edhe Benzema në Twitter. Lojtari i Realit bëri të ditur se e respekton vendimin.

“Respektoj vendimin dhe kam besim te presidenti ynë“, shkroi Benzema në rrjetin social.

Top Channel