Korçë, një i vdekur si pasojë e sherrit banal me thikë

01/10/2015 00:00

Një tjetër viktimë është shënuar mbrëmjen e së enjtes, këtë herë në fshatin Qatrom të qytetit të Korçës, ku është shënuar një konflikt mes dy personave, për pasojë të të cilit ka mbetur i vdekur një i mitur pas plagëve të marra me thikë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 të mbrëmjes, sipas burimeve nga vendngjarja për shkak të një konflikti në lokalin në qendër të fshatit, ku dy personat e përfshirë kanë qenë duke luajtur me “Play Station”.

Shtetasi 17-vjeçar me inicialet R.K. u transportua menjëherë për në spital, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë pa mbërritur përpara mjekëve për ndihmën e shpejtë.

Autor i kësaj ngjarjeje dyshohet të jetë shtetasi Agron Fecanji, për të cilin ende nuk dihet nëse është ndaluar nga forcat policore, pasi u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Top Channel